Propozimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për zgjatjen e mandatit të Gjykatës Speciale është refuzuar.
Një një njoftim zyrtar thuhet se Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë punën deri në momentin kur Këshilli i Bashkimit Europian të njoftojë mbarimin e këtj mandati.
Kujtojmë se në 25 gusht, Thaçi i është drejtuat Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një propozim për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke ndryshuar nenin i cili parashikon një mandat 5-vjeçar.
Nga Dhomat e Specializuara vlerësohet se ndyshimet e këtyre amendamenteve të propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës.
Njoftimi i plotë
AKTGJYKIM MBI REFERIMIN E AMENDAMENTEVE TË PROPOZUARA TË KUSHTETUTËS SË KOSOVËS Më 26
Nëntor 2020, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (‘Dhoma Kushtetuese’) nxori aktgjykimin e saj mbi referimin e amendamenteve të propozuara të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës
(‘Kushtetuta’), për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Dhoma Kushtetuese vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës.
Amendamentet kushtetuese u propozuan më 24 gusht 2020 nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës dhe në vijim Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ia përcolli ato Dhomës për vlerësim paraprak, në përputhje me nenin 144(3) të Kushtetutës. Në aktgjykimin e saj Dhoma Kushtetuese vlerësoi amendamentet kushtetuese të propozuara duke u kushtuar vëmendjen e duhur kontekstit dhe veçorive specifike të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dhoma Kushtetuese gjithashtu konfirmoi se në pajtim me nenin 162(3) të Kushtetutës, kjo Dhomë ka juridiksion ekskluziv për kryerjen e këtij vlerësimi, duke qenë se amendamentet e propozuara kanë lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Po kështu, Dhoma Kushtetuese theksoi se në pajtim me nenin 162(13) dhe (14) të Kushtetutës, mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.



