Rama kujton Ibrahim Rugovën: Sa më shumë kalojnë vitet, më shumë lartësohet figura e tij

Rama kujton Ibrahim Rugovën: Sa më shumë kalojnë vitet, më shumë lartësohet figura e tij

Kryeministri Rama ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale kreu i qeverisë theksoi se sa më shumë kalon koha, aq më shumë lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e shqiptarëve.

" Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë", shkruan Rama.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishinqenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy