
Midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut ka pasur shkëmbime zjarri përgjatë vijës së çmilitarizuar që ndan të dy vendet. Ushtria e Koresë së Veriut gjuajti me shumë plumba në drejtim të një vendroje kufiri të Koresë së Jugut, duke marrë më pas një përgjigje të ngjashme nga vendi fqinj.
Njoftimi u dha nga Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Përbashkët të Seulit, sipas të cilit aksidenti ndodhi rreth orës 7:41 me kohën lokale në kufirin qendror të qytetit të Cheorwon. Sipas tij nuk ka lëndime në njerëz apo dëmtime të tjera.



