
36-vjeçari Tauland Ahmetsulaj, i cili është autori i ngritjes së dronit mbi burgun e Burrelit, dy ditë më parë është arrestuar ditën e sotme nga policia.
Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Informacion se burime zyrtare i kanë pohuar se institucionet në Shqipëri nuk kanë pajisje anti-dron për shkak se janë të kushtueshme.
Pula tha se droni në burgun e Burrelit është ndaluar në tarracën e një prej godinave shumë pranë zonës së ajrimit.
Zyrtarisht më kanë pranuar se nuk kemi pajisje anti-dron për shkak se janë të kushtueshme. Nuk janë këto pajisje Por më kanë konfirmuar që kanë disa “mjete gjuajtëse” që përdoren për të neutralizuar pajisje të tilla pranë zonës.
Droni është ndaluar në tarracën e një prej godinave të burgut. Ka qenë pranë zonës së ajrimit. E bën të dyshimtë faktin që ose do merrte pamje nga të burgosurit, ose do mund të dërgonte sende të tjera të jashtëligjshme.



