Pesë të arrestuar dhe dy kg kokainë të sekuestruara është bilanci i një operacioni të policisë itaiane në Novara. Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë me banim në këtë zonë, të cilët kishin krijuar një rrjet të mirorganizuar të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit.
Hetimi ndaj tyre ka nisur në fund të vitit të kaluar, kur u arrestua 38-vjeçari A.K., i njohur me nofkën Aldo, të cilit iu gjet në apartament një sasi prej 2 kg kokainë e pastër dhe 7 mijë euro.
Hetimet e nisura në lidhje me këtë rast zbuluan një xhiro të shitjes së kokainë dhe hashashit në qytet në çdo orë të ditës.
Madje, shpërndarësit e këtij grupi kishin klientët e tyre edhe në zona si Cameri, Caltignaga, Oleggio, Dormelletto, Momo, Sologno, Bellinzago, Romentino, Caltignaga E Cerano.
Të arrestuarit janë R.A., 33 vjeç – pseudonimi "Disti", J.M., 38 vjeç, pseudonimi "John", I.A., 44 vjeç – pseudonimi "Ilo", e S.N., 33 vjeç, pseudonimi "Sergio".



