Drejtuesi i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori përmes një lidhje live për “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se protesta për Zvërnecin është historike dhe mund t’i japë fund sistemit.
“Nuk kishte konflikt me ne, ishte një grup militantësh të FRPD që po konfliktoheshin me disa qytetarë që po thoshin “Rama në burg, Berisha në burg”.
Ajo që po ndodh është historike, është frymëzuese dhe mund ti jepet fund një sistemi të korruptuar.
Kam qenë optimist për popullin shqiptar dhe kam besuar te nevoja jonë për ndryshim. Asnjë popull nuk po proteston kaq bukur dhe nuk është rastësi që të gjithë mediat e botës kanë sytë te ne.”



