
Autoritetet spanjolle sekuestruan një mega-jaht të quajtur “Mezzaluna” të ankoruar në portin e Tarragona si pjesë e hetimit për pasuritë e oligarkëve rusë të prekur nga sanksionet.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria spanjolle e Transportit. Sipas mediave spanjolle, jahti me vlerë rreth 550 milionë dollarë i përket Igor Sechin, pronari i gjigantit rus të naftës Rosneft.
Jahti, 135 metra i gjatë. konsiderohet nga revistat e specializuara si një nga më të mëdhenjtë në botë, mban flamurin e Ishujve Kaiman dhe sipas faqes së internetit Marine Traffic, mbërriti në Spanjë nga Italia në nëntor 2021.



