Solistja e grupit "The Cranberries" Dolores O’Riordan ka vdekur në mënyrë të papritur në një hotel në moshën 46-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e yllit të rrokut e ka konfirmuar publicisti i saj, duke mos dhënë detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes, përveç faktit që ndodhi krejt papritur dhe se familjarët e saj janë të shkatërruar.
Këgëtarja Dolores ka performuar kohët e fundit me bandën e saj “D.A.R.K.” dhe po qëndronte në Londër.
Në një deklaratë të publicistit të saj thuhej: “Këngëtarja ndërkombëtare Dolores O’Riordan ka vdekur papritur në Londër ditën e sotme, në moshën 46-vjeçare. Këngëtareja e bandës irlandeze “Cranberries” ndodhej sëfundmi në Londër për regjistrime. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Familjarët janë të shkatërruar nga ky lajm i fundit dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë”.

"The Cranberries" arritën një famë ndërkombëtare me debutimin e tyre të vitit 1993 me albumin "Everybody Else Is Doing It, So Why Can't We? duke shitur mbi 40 milionë kopje një rekord në mbarë botën.
Në 2017 grupi "The Cranberries" njoftoi një turne duke përfshirë datat në Evropë, Britani të Madhe, dhe SHBA.
Por në maj të 2017, "The Cranberries" kishte anulluar pjesën e mbetur të datave evropiane si rezultat i çështjeve të shëndetit O'Riordan.
O'Riordan ishte ndarë nga burri i saj prej 20 vitesh, Don Burton në 2014. Ajo dhe Burton, ish-menaxher i Duran Duran, kanë tre fëmijë.
Foto e fundit e postuar nga ajo ishte më 4 janar në Twitter me një mace ku shkruante: “Lamtumirë Gio, po nisemi për Irlandë”.




