“U shpërndan të rinjve drogë”. Këto kanë qenë fjalët që banorë të Imperias në Itali u kanë thënë karabinierëve lidhur me një 19 vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane 19- vjeçari me inicialet A.Z lindur dhe rritur në Itali, por prindërit e tij shqiptarë është arrestuar nga policia, pasi prej kohësh u shpërndante marijuanë të rinjve.
Sipas policisë shqiptari furnizonte adoleshentët me marijuanë dhe kjo gjë ka bërë që banorët ta denoncojnë në polici.
Vendi ku ai takonte të miturit për tu dhënë drogën ishte sheshi i lojërave të të rinjve, tek kopshti katror i Romës.
Gjatë kohës që është arrestuar 19 –vjeçarit iu kapën e dy doza marijuane si dhe dy të tjera në banesën e tij.



