Eklips i pjesshëm i Hënës, para eklipsit të plotë të Diellit

Eklips i pjesshëm i Hënës, para eklipsit të plotë të Diellit

Një eklips i pjesshëm i Hënës do të mund të shihet sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore, që do të jetë hyrje në eklipisn total diellor, pas dy javësh mbi Shtetet e Bashkuara.

Eklipsi i  Hënës do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, ndërsa kulmi do të jetë në mbrëmje, në orën 20:20 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme.

Eklipsi i Hënës ndodh kur Toka lëviz ndërmjet Diellit dhe Hënës.

Ekspertët thonë se personat e interesuar fillimisht do ta shohin një skuqje të pjesshme të Hënës, kur të fillojë eklipsi.

Eklipsi i Diellit zakonisht ndodh pas eklipsit të Hënës, kryesisht dy javë më vonë.

Në Shtetet e Bashkuara më 21 të këtij muaji do të mund të shihet eklipsi total i Diellit, një dukuri që ndodh kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar krejtësisht dritën diellore dhe duke shkaktuar errësirë për pak minuta.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy