“Fituesi për Ujësjellësin Memaliaj u shpall para tenderit”/ Meta flet me nenet e Kodit Penal: Kryeministri rrezikon 12 vite burg

“Fituesi për Ujësjellësin Memaliaj u shpall para tenderit”/ Meta flet me nenet e Kodit Penal: Kryeministri rrezikon 12 vite burg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me deputetin Petrit Vasili me sekretaren e marrëdhënien për publikun, Silva Cakën, vijuan me denoncimet lidhur me një tender me vlerë 4 miliardë e 800 milionë lekë për Ujësjellësin e Memaliaj.

Ishte Vasili ai që nisi denoncimin, duke e quajtur Kryeministrin grabitqar dhe hajdut, duke thënë se mori pjesë në inaugurimin e një investimi që nuk ishte tenderuar akoma.

Sipas tij, ky fakt është vërtetuar me dokumentet e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku tenderi është bërë më 9 prill kur dhe është shpallur fituesi, ndërsa në 7 prill Kryeministri, ka shkuar për të inauguruar nisjen e punimeve.

Për më shumë, kontrata që lidhet për të filluar punimet, është lidhur më 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë. Tenderat nuk ekzistojnë, janë zero, paratë ndahen në tavolinë më përpara.

Më e rënda, ministri i Brendshëm që shoqëron Kryeministrin, deklaron se kemi lidhur kontratën, ndërkohë që kontrata është lidhur dy muaj e gjysmë më pas.

Nga ana e tij Ilir Meta deklaroi se shqiptarët e ndjejnë çdo ditë se jetojnë në kushtet e një shteti banditësh dhe jo të funksionimit të ligjit njëlloj për të gjithë, të konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Nuk kemi të bëjmë me një rast të veçantë, do vijojmë me raste të tjera flagrante. Pra në shtetin e këtyre banditëve që nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën dhe detyrimet e Marrëveshje së Stabilizim Asoocimit, gjithçka bëhet fakt i kryer, pazaret bëhen më parë dhe deklarohen edhe në publik. Nisin punimet për qëllime elektorale dhe jo vetëm, ndërkohë që ky objekt është ende në tenderim.

Fituesi është shpallur me kohë, pazaret janë bërë me kohë, tenderi është forma, si çdo tender në këto vite. Jo vetëm kaq, por edhe kontrata, lidhet pas 3 muajsh.

Neni 248 për shpërdorimin e detyrës e bën të qartë se kryerja ose moskryerja me dashje me veprime ose mosveprime nga personi që ushtron funksione publike, dënohet me burgim deri në 7 vite burg.

Neni për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Sa më e lartë të jetë vlera aq më i lartë dënimi. 12 vite burg u bënë për një rast.

Shkelje në kodin zgjedhor se jemi para zgjedhjeve, rasti më i shkëlqyer kur partia dhe shteti shkrihen në një, partia vendos se punimet do kryhen në datë 7, ndërkohë formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë.

Kjo është arsyeja pse largohen shqiptarët, se këtu është vrarë shteti i së drejtës, barazia, para ligjit, konkurrenca e lirë.

Meta iu bëri thirrje zyrtarëve që të mos bëhen “bedela” të qeverisë, për të cilën tha se po i vjen fundi dhe se përpëlitjet e qeverisë, rrisin përgjegjësinë e shqiptarëve që të jenë në lartësinë e detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy