Sulmi kibernetik/ Demiri: Kuvendi nuk e dalloi. Në Shqipëri ne nuk krijojmë sisteme (VIDEO)

Sulmi kibernetik/ Demiri: Kuvendi nuk e dalloi. Në Shqipëri ne nuk krijojmë sisteme (VIDEO)

Erion Demiri, ekspert IT tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Kuvendi nuk e ka dalluar sulmin e hakerave, por ka qenë vetë Homeland Justice që e ka njoftuar.

 

Më tej, Demiri tha se sulmet nuk janë shumë të sofistikuara. 

 

Nuk kemi rikthim të sulmeve, ose të lajmërimit që ata kanë qenë të suksesshëm në një sulm. Sulmet janë të vazhdueshme, grupet që merren me këtë aktivitet kryejnë sulme të vazhdueshme. Shumica nuk janë të suksesshme, ky ndaj Parlamentit ka rezultuar i suksesshëm.

 

Tregon që nuk janë marrë masat që duhen. 

 

Bëhet fjalë për pjesën e një aksesi të paautorizuar në servera. Në përgjithësi janë e-mail-et e stafit të Kuvendit që janë bërë publike dhe më pas aksesimi i një infrastrukturë goxha të rëndësishme që ka të bëjë me një infrastrukturë që merret me ofrimin e mundësisë së përdorimit nga stafi të kompjuterëve në distancë.

 

Kemi shumë mënyra si mund të aksesohen të tilla sistemi. Është bërë një gabim goxha i madh, se në momentin që kemi grupin që shfaqet dhe thotë unë bërë këtë gjë.

 

Pra nuk ka qenë institucioni që  e ka dalluar sulmin, por është vetë kjo organizatë që ka vendosur të shfaqet. Ata kanë mbaruar çfarë kishin për të bërë, sistemi nuk ka qenë me interes. 

 

Nuk mendoj se janë shumë të sofistikuara këto sulme. Në Shqipëri ne nuk krijojmë sisteme. Bazohemi në sistemi të krijuara më parë të cilat në çastit që kanë dobësi adresohen nga institucione shumë më të mëdha se ne. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy