
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tip kallashnikov.
Për këtë ngjarja, policia njoftoi se ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa po hetin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, viktimë nga mbetur shtetasi Ajet Guneli, 41 vjeç. Policia e Beratit arrestoi në kohë rekord autorin e vrasjes së tij. Sipas burimeve zyrtare, 41-vjeçari u qëllua për vdekje nga personi që I kishte marrë me qira një objekt.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Vangjel Polovina, 44 vjeç, banues në Kuçovë”, njofton policia.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.
Shtetasi Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



