Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, nuk i kursen kritikat ndaj rivalëve të tij të LSI-së në Lezhë. Në një status në “Facebook”, Ndreu thotë se pavarësisht se u hodhën para për të blerë tre mandate, LSI doli vetëm me një mandat të dyshimtë nga beteja elektorale e 25 qershorit.
Postimi i Ndreut
“Per ca LSI-sta te ekzaltuar te Lezhes, meqe keni marre nje medalje deputeti dhe nuk leni vend pa e permend ate punen e NATO, po ju bej me dije:
1-Ju thate se do jeni force e pare dhe se do nxirrnit PS me nje deputet.
2-Thate qe do merrnit 2 deputet, por mezi moret nje. Kerkojini leket se keni pagu per tre. Perfaqesuesit tuaj ne numerim po ziheshin se nuk dilnin hesapet e ishin hapur per pagesa marramendase.
3-Thate se do keni kryeministrin por moret ate qe korret, opoziten e perhershme. Mos u ngrefosni me parate e Like floririt e me eskorten ne dispozicion duke shpernda leke se me keni zgju instiktet e policit qe te siguroj deshmi se si i keni blere njerezit, kush i ka blere dhe t’u çoj ndonje xhiro nga burgu Shenkollit e tu heq dhe ate mandat te ndotur qe moret. Ju e dini se kur them e bej…! Beni qejf ne opozite se vone e keq do e shifni pushtetin me sy. Shifemi nga Lezha…!” shkruan Ndreu në Facebook.



