Të premten në Hiroshima samiti i G7-ës, liderët të fokusuar tek siguria dhe armët bërthamore

Të premten në Hiroshima samiti i G7-ës, liderët të fokusuar tek siguria dhe armët bërthamore

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura në botë do të mbërrijnë të premten në Hiroshima të Japonisë për samitin tre -ditor i njohur gjerësisht si Samiti i G-7 ku do të diskutojnë rreth rrezikut të përhapjes së armëve bërthamore.

Bisedimet e nivelit të lartë do të jenë të fokusuara tek një tematikë e tillë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe testeve të fundit të raketave balistike në Korenë e Veriut.

Ndaj duket se jo paqëllim është zgjedhur që një takim i një niveli të tillë të mbahet pikërisht në Hiroshima, në qytetin që u shndërrua në hi në vitin 1945 kur ushtria amerikane hodhi një bombë atomike e cila vrau rreth 70 mijë njerëz.

Meqenëse Japonia është mbajtësja aktuale e presidencës së G7-ës kryeministri japonez Fumio Kishida si lideri pritës në fjalimin e tij thuhet se do të fokusohet tek rëndësia e një sulmi bërthamor frika ndaj të cilit është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Gjatë këtij samiti pritet që Japonia të ofrojë edhe ndihmën e saj për Ukrainën që konsiston në një paketë financiare prej 5 miliardë eurosh. Japonia është i vetmi vend i G7-ës që nuk ka dërguar armë vdekjeprurëse në Ukrainë.

Liderët në këtë samit po ashtu pritet të ndërmarrin një sërë sanksionesh ndaj individëve dhe vendeve që vijojnë të ndihmojnë Rusinë. Konflikti në Azi do të jetë një tjetër çështje e rëndësishme që do të diskutohet mes liderëve të G7-ës pasi shumë sindikata kanë frikë se Pekini mund të përpiqet të pushtojë ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit. Pasi sipas Pentagonit, Kina po zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy