Analisti Enton Abilekaj, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e ka quajtur skandal çuarjen për gjykim të dosjes "Toyota Auris", duke e ndarë atë dhe pa patur asnjë politikan dhe njerëz të drejtësisë brenda.

Dosja Toyota Auris shkon për gjykim dhe mbetet Aurel Zarka, Radovan Çela, Erjona Daupaj dhe një nga vëllezërit Vladi. Kam lexuar dosjen e Zarkës që shkoi për gjykim dje.
Aty flitet për një politikan që ndërhyn pranë prokurorisë së krimeve të rënda, që të shpallë moskompetencë.
Flitet për shuma parash, përmendet prokurori, përmendet gjyqtari në Durrës, që mbylli çështjen.
Përmenden në dosje të gjithë, por nuk kanë shkuar në gjykatë. Ka nevojë për hetim të mëtejshëm SPAK?



