Mjekëve në qytetin belg të Liezhit u është kërkuar të vazhdojnë punën edhe nëse kanë koronavirus, për shkak të rritjes së rasteve dhe shtrimit të të infektuarëve në spital.
Rreth një e katërta e stafit mjekësor në këtë qytet thuhet se është e prekur me Covid-19. Tani 10 spitale kanë kërkuar që personeli që ka rezultuar pozitiv, por nuk ka simptoma të vazhdojë të punojë.
Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatës Mjekësore i tha BBC se ata nuk kishin zgjidhje tjetër nëse nuk dëshirojnë kolapsimin e sistemit spitalor brenda disa ditësh.
Dr Philippe Devos pranoi se ekzistonte një rrezik i madh i transferimit të virusit tek pacientët.
Një në tre persona të testuar po rezulton pozitiv me koronavirus në qytetin belg. Spitalet po transferojnë pacientë diku tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente.



