Pesëdhjetë e gjashtë kufoma u gjetën në varreza masive në veri të Meksikës, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e prokurorisë rajonale, trupat u zhvarrosën në shtetin Chihuahua, me mbështetjen e ushtrisë.
Ende nuk ka asnjë detaj mbi identitetin e mundshëm të viktimave.
Grupet kriminale trafikojnë drogë, armë dhe emigrantë në këtë pjesë të Meksikës.
Hetuesit kanë gjetur trupa, skelete të plota dhe kocka të shpërndara, gëzhoja plumbash dhe veshje.
Eshtrat u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjes, si dhe identitetin e viktimave.



