
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20 në Vaqarr. Një motorçikletë është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën 34-vjeçari O.M.
Njoftimi i policisë
Me datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Vaqarr, ka ndodhur një aksident.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në Vaqarr, shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 34 vjeç.
Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.



