Xhovana Nikolli, shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan

Xhovana Nikolli, shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan

Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm, raporton korrespondentja e MCN TV. Nikolli, se bashku me motrën  dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan. Xhovana Nikolli është e njohur në rrjetet sociale , ndërsa dy ditë më parë mësohet se ka publikuar edhe një video kundër bashkëpunëtorit të SPAK Nuredin Dumanit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen për jetën e saj luksoze, por dhe për videon virale në të cilën shfaqej e veshur me fustane nuse dhe i shkoi të dashurit në burg. Ndërsa i dashuri i saj Amarildo Nikolli kujtojmë se përpara autoriteteve ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit që i janë futur këtij aktiviteti.

Nga deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. 'Shkodrani', siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë, teksa u ndal nga policia e më vonë fitoi statusin e të penduarit të drejtësisë. Nga shpërthimi me tritol në Elbasan një ditë më parë u shkaktuan dëme të shumta materiale si dhe u plagos një 29-vjeçar Enea Thomaraj i cili u gjen në vendin dhe kohën e gabuar.

Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregoi se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë. Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy