Hasani: Vuçiç asnjë sinjal për ripërsëritje të zgjedhjeve, opozita e vendosur për të marrë pushtetin

Hasani: Vuçiç asnjë sinjal për ripërsëritje të zgjedhjeve, opozita e vendosur për të marrë pushtetin

Gazetari i Luginës së Preshevës, Hasan Hasani ka komentuar situatën në Serbi sa i përket protestave që po zhvillohen në Beograd ku janë dhjetëra persona janë arrestuar dhe disa efektivë kanë mbetur të plagosur.

Ai u shpreh se edhe mbrëmjen e sotme janë parashikuar protesta në Beograd ku do të ketë dhe bllokim rrugësh, ndërsa bëri të ditur se janë arrestuar deri tani 38 aktivistë.

Hasani tha se sa i përket efektivëve të plagosur më tepër është një spektakël mediak i përdorur nga Vuçiç, ndërsa theksoi se protestat mund të përshkallëzohen duke shkuar si ato të viteve 2000.

Opozitës nuk po i bëjnë përshtypje festat ata kanë paralajmëruar protesta duke tentuar të bllokojnë rrugët në Beograd, duke kërkuar rivotim në Beograd. Ka pasur protesta masive dhe mbrëmë duke çuar në arrestimin e 38 aktivistëve dhe ato do të vazhdojnë deri sa të kemi një marrëveshje apo ripërtëritje të zgjedhjeve. Deri tani është raportuar vetëm për një polic të plagosur, jashtë rrezikut për jetën por këtë po e përdorin më shumë për spektakël ministra të Vuçiç sepse ka pasur më shumë aktivistë të rrahur dhe Vuçiç po tenton të shtypë zërin opozitar në vend.

Sa i përket protestuesve që janë vënë në pranga, Hasani theksoi se Vuçiç nuk do jetë tolerues dhe ka bërë thirrje duke kërcënuar në njëfarë mënyre se kushdo që përpiqet të destabilizojë Serbinë do merren masa të ashpra.

Opozita nuk do të heq dorë lehtë nga kërkesa për ripërtëritje të zgjedhjeve pavarësisht kërcënimeve të Vuçiç. Ajo që është e rëndësishme është se opozita këmbëngul për të ripërsëritur zgjedhjet në Beograd sepse beson se e ka pasur fitoren aty. Grupi qytetar që ka dalë me sloganin zëri qytetar është çelësi i udhëheqjes së mundshme të kësaj proteste

Serbia kundër dhunës është partia që ka arritur të renditet e dyta në këto zgjedhje të cilët kanë paralajmëruar grevë urie por s’kanë siguruar mbështetjen e partive të tjera opozitare. Prandaj Serbia kundër dhunës si parti e vetme opozitare do përdorë dhe grevën e urisë por duhet parë si do rrjedhin gjërat sepse dhe shoqëria civile dhe studentët mund të përshkallëzojnë situatën. Nga ana tjetër deklaratat që ka dhënë Vuçiç kanë qenë të ashpra ai nuk do tolerojë asnjë të destabilizojë Serbinë.

Por nga ora në orë kemi deklarata të ndryshme dhe gjithçka çfarë do ndodhë është të presim protestën e sotme me bllokimin e rrugëve në Beograd. Deri tani nuk është se Vuçiç ka dhënë sinjal për të përsëritur zgjedhjet sepse nëse do ndodhte një fakt i tillë sipas tij do përdhosej e drejta e qytetarit serb. Por duke u lidhur prapë me protestën, qëndrimi i opozitës mund të çojë në deskalim të situatës dhe gjithçka mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë në mbrëmje ndërsa Vuçiç vazhdon të jetë stoik në qëndrimin  e tij, opozita është e vendosur për të marrë pushtetin në mënyrë revolucionare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy