Në nisje të seancës së sotme në GJKKO, ku nisi gjyqi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, si dhe të pandehurve të tjerë, kreu i Partisë së Lirisë tha se është Ilir Meta i 2 marsit.
Mbaj përgjegjësi për çdo veprim dhe shkelje timen. Unë jam në pozita të pabarabarta me ata që i ka përzgjedhur Charls McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës.
Meta dhe Kryemadhi do akuzohen për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar publikisht Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesën që seancat e procesit gjyqësor ndaj tij të transmetohen drejtpërdrejt për mediat, e cila u transmetua live për disa minuta në nisje të saj.
Ilir Meta u arrestua për dosjen e skandalit të lobimit të LSI në SHBA, dhe CEZ-DIA.



