
Meteorologia Anira Gjoni në parashikimin javor të motit, pohon se moti do të vijojë të jetë i njëjtë si përgjatë javës së kaluar, por me ulje të temperaturave nga dita e shtunë.

Sipas parashikimit të IGJEUM, Gjoni, thotë se dëbora do të rikthehet në veri të vendit por me intensitet të ulët.
Moti do të vijojnë të qëndrojë në këto nivele siç na kanë shoqëruar përgjatë kësaj jave, do të jenë temperatura deri ne fundjavë të tilla por ndryshon në fundjavë.
E shtune sjell rënie të temperaturave si në temperaturat minimal edh ato maksimale.
Temperaturat minimale do të shënojnë 12 °C dhe max deri në 17°C, temperaturat në zonat e ulëta, minimale 10°C dhe ato maksimalet deri në 18°C dhe në zonat malore, minimalet 5 °C dhe maksimalet 16 °C.
Presim që gjatë ditës së sotme dhe nesër te kemi reshje të dobëta në të gjitha qarqet, por në zonat e veriut, Kukësi dhe Shkodra, do të kemi reshje lokale lokalisht intensive shoqëruar edhe me shtrëngata.
Rikthim te reshjeve të dëborës në zonat veriore dhe ne lindje të vendit, në zonat malore. Dhe me temperatura që do të ulen deri në -3 °C.



