Rënia e lindjeve, Sinanaj: Duhen politika efektive, familja nuk është projekt 5-vjeçar (VIDEO)

Rënia e lindjeve, Sinanaj: Duhen politika efektive, familja nuk është projekt 5-vjeçar (VIDEO)

Europa po shkon drejt tkurrjes drastike të së popullsisë. Shifrat e fundit të fertilitetit dhe projeksionet për rëniën e popullsisë deri në vitin 2100 nuk janë aspak optimiste. Një raport i OKB-së mbi Perspektivat e Popullsisë Botërore liston vendet që parashikohet të pësojnë rënien më të madhe, ku e para është Ukraina dhe më pas Shqipëria më një zbritje 57 për qind të popullsisë deri në vitin 2100. 

 

Sociologia Eva Sinanaj thotë se qeveria duhet të nxisë rritjen e lindjeve. Por sipas saj, kjo nuk bëhet me projekte 5-vjeçare. 

 

Nismat janë, janë për t’u përgëzuar, por janë të pamjaftueshme për aq kohë sa nuk kemi rritje të lindshmërisë. Të gjithë duhet ta shikojmë pak më shumë me sytë e bashkëpunimit dhe dashurisë. Hallkat e zinxhirit duhet të funksionojnë më mirë. Unë do t’i mëshoja pjesës së lejes së lindjes. Nëna që merr lejen e lindjes të ketë të njëjtën pagë. Kjo ndihmon nënën, fëmijën dhe familjen. Kur vjen në jetë një fëmijë, shpenzimet janë shumë të mëdha. Kjo familje do të ketë vështirësi ekonomike. Pastaj fëmija rritet për shkollë dhe oraret nuk përkojnë me ato të punës së nënës dhe babait. Duhet standardizim i institucioneve arsimore. Duhet t’ia kuptosh dhimbjen familjes shqiptare. Nuk është familja shqiptare projekt 5-vjeçar. As target grup. Familja shqiptare është shoqëria. 

Unë mendoj që çdo gjë ka kohën e vet. Janë ca hallka të vogla që duhen kaluar një nga një. Ne fokusohemi te gjërat madhore dhe harrojmë këto që janë jo probleme të vogla që ndoshta nuk shikohen me syrin që duhen parë. 

Kur gjithsecili prej nesh bën atë që duhet të bëjë dhe jep kontribut me dijet që ka, atëherë gjithçka është e mundur. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy