Lajçak: BE duhet t’u dërgojë sinjale të qarta Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lajçak: BE duhet t’u dërgojë sinjale të qarta Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Muajt e ardhshëm kanë rëndësi themelore për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, thotë se Unioni duhet t’u dërgojë një sinjal të qartë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat janë në pritje për hapjen e negociatave, pas dështimit në samitin e tetorit të kaluar.

"Është e nevojshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të përmirësuar politikën e zgjerimit dhe për të përgatitur Samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj", tha Lajçak.

Lajçak ka folur në Konferencën e BE-së, “Zgjedhjet Strategjike në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Berlin. Lajçak theksoi se është e rëndësishme të kuptohet që zgjerimi është një axhendë pozitive, duke theksuar se kohët e fundit është krijuar ideja se zgjerimi po trajtohet si problem.

Lajçak tha që BE duhet të demonstrojë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporton TASS.

"Ne shpesh mbështetemi në strategjitë e komunikimit, por duket se harrojmë që njerëzit në Ballkanin Perëndimor po lexojnë nuancat e sinjaleve që ne u dërgojmë", përfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy