Zgjedhjet presidenciale në RMV, Murseli: S’ka gjasa që kandidatët shqiptarë të kalojnë në raundin e dytë. Pendarovski, favorit për t’u rizgjedhur (VIDEO)

Zgjedhjet presidenciale në RMV, Murseli: S’ka gjasa që kandidatët shqiptarë të kalojnë në raundin e dytë. Pendarovski, favorit për t’u rizgjedhur (VIDEO)

Faton Murseli, pedagog në Universitetin e Tetovës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale që po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut po shkon mirë dhe pa incidente.

Më tej Murseli tha se kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani dhe Arben Taravari nuk kanë gjasa që të kalojnë në raundin tjetër.

Procesi i votimit sipas mediave dhe sipas lidhjeve dhe konferencave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkuar në rregull. Janë hapur në kohë qendrat e votimit. Nuk ka pasur parregullsi. Edhe procesi i fushatës paraelektorale ka qenë jo i nxehtë. Mund ta cilësoj si më i miri deri tani, janë prezantuar ofertat politike të dy kandidatëve, të Osmanit dhe Taravarit dhe kjo korrektësi ka influencuar dhe ditën e sotme. Do të kalohet një ditë pa incidente dhe me rregull.

Sipas studimeve bashkëkohore premtimet elektorale duhet të bazohen edhe në realitetet e tyre politike, apo në rrjedhën e realiteteve politike. Kam shprehur qartë mendimin tim, se në këtë konstelacion politik siç është RMV, pasi garojnë dy kandidatë shqiptarë dhe dy kandidatë nga partitë e tjera më të mëdhaja  maqedonase, kandidati shqiptar nuk ka gjasa që të kalojë në raundin e dytë, pasi votat, sistemi i Dantes dhe zgjedhja e presidentit nga populli e imponojnë. Për mua ka qenë mangësia më e madhe e këtyre zgjedhjeve presidenciale, se retorika politike nuk është përqendruar në realitetin politik i cili dëshmon se kandidati shqiptar nuk mund të kalojë në raundin e dytë. Janë zgjedhje sprovuese që i paraprijnë zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Murselit, favorit për të fituar këto zgjedhje është Pendarovski.

Probabilitetin më të madh për të fituar do ta ketë Pendarovski, që në raundin e dytë do ta votojnë dhe shqiptarët duke mos pasur kandidat shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy