Ulliri: Ka ulje të numrit të firmave që merren me prodhimin e mobilieve! Sektori vuan për punonjës

Ulliri: Ka ulje të numrit të firmave që merren me prodhimin e mobilieve! Sektori vuan për punonjës

Sulejman Ulliri,  kryetari i Cluster i Industrisë së drurit në Shqipëri deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ka një ulje të firmave që merren me prodhimin e mobilieve. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Ulliri tha se ka ulje të eksporteve dhe të fuqisë blerëse dhe kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve për shkak të dyfishimit të çmimit të lëndëve të para.   

Sipas Ullirit, bizneset po vuajnë për punonjës të kualifikuar.

Shqipëria nga pozicioni gjeografik  ka mundësi të prodhojë gjithçka dhe mobiliet. Nga ‘90 Shqipëria nuk ka ekonomi stabël, ka pasur shumë firma që janë marrë me prodhimin e mobilieve. Një grup firmash janë tërhequr. Tregu është i ngopur dhe ka ulje të firmave që merren me prodhimin e mobileve. Tregu vendas është ai që është, klienti shqiptar klienti më i varfër.

Shqipëria në kohën e pandemisë ka pasur stopim, ka rënë shitja dhe eksporti. Tani ka një farë rigjallërimi. Këtë vit një grup firmash marrin pjesë dhe në panaire. Ekonomia shqiptare është e brishtë dhe ka zhvillim të avashtë dhe kemi rënie të fuqisë blerëse si rezultati rritjes së çmimeve, çmimi i lëndëve të para është dyfishuar. Shqipëria nuk prodhon asnjë lëndë të parë për mobilierinë. Rritja e kostove, ndikon tek klienti fundor.

Shihet që ka dhe firma të reja që investojnë. Mobilieria ka dhe biznese të vogla që për shumë arsye mund ta kenë mbyllur, ka ulje të nivelit të shitjeve dhe uroj të jetë e përkohshme. Në 2021 dhe 2022 ka pasur ndikim në rritjen e lëndëve të parë. Ne si prodhues nuk jemi në gjendje të japim një ofertë më shumë se për 2 javë.

Nga 2020  deri sot çmimet kanë shkuar në 200% të vlerës. Problemi i madh që ka industria është mungesa e fuqisë punëtore. Sektori ynë ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Kemi 2-3 vjet që e ndiejmë mungesën. Të gjitha bizneset kanë hall gjetjen e punonjësit.

Qeveria duhet të ndihmojë që firmat shqiptare të marrin pjesë në panairet ndërkombëtare. Nëse qeveria do jepte një subvencion që të mbulonte shpenzimet për të marrë në panaire do ndihmonte ekonominë. Marrja pjesë në panaire kushton deri në 50 mijë euro. Paraqitja në Mal të Zi i ka kushtuar firmave jo më pak se 10 mijë euro. Tregu jonë është i varfër dhe duhet të rritet eksporti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy