Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për Veliajn, çështja kthehet për rishqyrtim

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për Veliajn, çështja kthehet për rishqyrtim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe ka urdhëruar rikthimin për rishqyrtim të çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë.

 

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë të vendosur ndaj Veliajt. Në arsyetimin e saj, Gjykata vlerëson se nuk është analizuar proporcionaliteti i masës në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi, nuk janë shqyrtuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk është dhënë një vlerësim kushtetues për ndikimin e kësaj mase mbi ushtrimin e mandatit të fituar me votën e qytetarëve, si dhe mbi të drejtën e qytetarëve për t'u përfaqësuar nga i zgjedhuri i tyre.

 

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Veliajt. Më herët, ajo kishte konstatuar cenimin e standardeve kushtetuese në raport me shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

 

Vendimi konsiderohet me rëndësi për standardet kushtetuese që lidhen me kufizimin e lirisë personale, veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për funksione publike të fituara përmes zgjedhjeve.

 

Pas këtij vendimi, çështja i rikthehet Gjykatës së Lartë, e cila pritet ta shqyrtojë sërish masën e sigurisë në përputhje me standardet kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy