Mediu: Konflikti në Lindjen e Mesme nuk e përjashton Shqipërinë

Mediu: Konflikti në Lindjen e Mesme nuk e përjashton Shqipërinë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se konflikti që është në Lindjen e Mesme nuk e përjashton Shqipërinë dhe se për disa arsye vendi ynë ka një kundërshtar më shumë shumë sesa vendet e rajonit. 

Më tej, Mediu tha se Shqipëria duhet të rreshtohet kundër një sistemi raketor me mbushje nukleare nga ana e Iranit.

Konflikti që është në Lindjen e Mesme nuk e përjashton Shqipërinë, qoftë edhe për faktin e qëndrimit politik që ne kemi në mbështetje të Izraelit. Edhe në mbështetje të Ukrainës kur mbështet një palë, ti ke bërë kundërshtar një palë tjetër. 

Duhen parë dhe pretendimet e opozitës së Iranit në Manzë, dhe pozicioni i shtetit shqiptar dhe konventat ndërkombëtare, si duhen respektuar këto marrëdhënie. Qoftë për shkak të rezistencës iraniane këtu, qoftë për shkak të mbështetjes së Izraelit ne kemi tashmë një kundërshtar të qartë më shumë sesa vendet e rajonit.

Po ta shihni, qëndrimi i Izraelit dhe SHBA nuk është vetëm çështja nukleare, por dhe çështja e ndryshimit të regjimit. Kur flitet për ndryshim regjimi, ajo që është rezistencë e organizuar vjen në një vëmendje më të madhe ndërkombëtare, por edhe të institucioneve të Iranit. 

Shqipëria me të drejtë të plotë duhet të rreshtohet kundër një Irani që të ketë armë nukleare. Shqipëria duhet të rreshtohet kundër një sistemi raketor me mbushje nukleare nga ana e Iranit. Kjo ëprbën rrezik të madh për Europën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy