
Republika Islamike e Iranit mirëpret zhvillimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian në një atmosferë të bazuar në respektin reciprok dhe bën thirrje për dialog për zgjidhjen e problemeve mes tyre dhe korrigjimin e politikave të gabuara të vendeve evropiane.
Kështu deklaroi ministri i ri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në të cilën u trajtuan edhe zhvillimet e fundit në situatën në Gaza.
Borrell nga ana e tij shprehu shpresën se politikat e dialogut dhe konsultimeve midis Iranit dhe BE-së mund të vazhdojnë edhe gjatë administrimit të Presidentit Massoud Pezeshkian.
Araghchi, i cili mori postin e tij të mërkurën, njihet për hapjen e tij ndaj Perëndimit.
Ai shërbeu si kryenegociator për çështjet bërthamore dhe luajti rol kyç në sigurimin e një marrëveshjeje në vitin 2015 për Iranin për të frenuar aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.



