
Kreu i një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të produkteve të duhanit Philip Morris International (PMI), Jacek Olczak bëri thirrje për caktimin e një date për ndalimin e cigareve.
Si shembull, ai përmendi angazhimin e qeverisë britanike për të ndaluar shitjet e makinave të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2030.
“Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë me produktet e duhanit”, tha Jacek Olczak në një intervistë.
Cigaret, sipas tij, e kanë vendin në muze, ato duhet të zëvendësohen me vape. Sipas Olczak, qeveritë, si pjesë e luftës kundër duhanit, mund të ndihmojnë kompanitë e duhanit të eksplorojnë alternativa më pak të dëmshme ndaj cigareve.
Historia e Philip Morris filloi me hapjen në Londër në 1847 të një dyqani që shiste cigare turke të mbështjella me dorë.
Në 1887 kompania u bë Philip Morris & Co., Ltd, ku selia është në Lozanë. Markat e kompanisë përfshijnë Marlboro, L&M, Philip Morris, Chesterfield, Parlament, Muratti, Virginia Slims dhe të tjerë. PMI zotëron gjithashtu markën IQOS të duhanit.



