EC: Vijon të jetë shumë e rënduar situata në Fier dhe Vlorë

EC: Vijon të jetë shumë e rënduar situata në Fier dhe Vlorë

Zona e Novoselës në Vlorë dhe ajo e Fierit vijon të jetë problematike për sa i përket situatës së përmbytjeve.

Sipas Emergjencave Civile tashmë është nën ujë edhe pjesa e mbikalimit të Novoselës.

Autoritetet shtetërore dhe forcat e angazhuara në operacionet e menaxhimit të emergjencës kanë vazhduar pa ndërprerë as natën dhe as ditën përpjekjet me intensitet të lartë.

Gjatë orëve të fundit, kanë vazhduar operacionet e kërkim shpëtimit, të evakuimit dhe ato të rifunksionalizimit të infrastrukturës kritike.

Është bërë e mundur që të shpëtohet jeta e shumë personave nga rreziqe akute për jetën, falë angazhimit të mrekullueshëm të forcave të angazhuara në përballimin e emergjencës.

Në Fier dhe në Vlorë ka vijuar evakuimi i banorëve të kërcënuar, të cilët janë strehuar në qendrat e pritjes apo tek miq e të afërm personalë.

U arrit që të zgjidhej problemi i krijuar me nënstacioni e Zëmblakut në Korçë.

Kanë paraqitur probleme disa ura si ajo mbi lumin Devoll në Korçë, dyshime për sigurinë në urës në Urën Vajgurore, dëmtime të një argjinature pranë lumit Drojë në Mamurras etj..

Në ujësjellësin e Krujës po vijojnë punimet për riparimin e problemeve. Punohet edhe për riparimin e ujësjellësve në Muhar dhe Çidhën të DIbrës. Po ashtu, vijon puna për riparimin e disa urave në Gjoricë, Lurë dhe Kala të Dodës në Dibër.

Pas mesditës, kuotat e lumit Vjosë në Përmet ka rënë në nivelin 5,5m, ndërkohë që në Memaliaj kjo kuotë ka shënuar vlerën 6,2 m nga 9 metër që shënonte në orën 08:00 të ditës së sotme.

Funksionimi i plotë i hidrovoreve ka qenë dhe mbetet një ndër elementët më pozitivë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë.

Situata do të vijojë edhe më tej të mbetet e rëndë dhe, për këtë arsye, kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy