Një person kërkon të vetëflijohet duke tentuar të hidhet nga një shtyllë ndriçuese e stadiumit, në Durrës.
Qytetari nga Durrësi mësohet se ka hipur në majë të shtyllës së ndriçimit në stadiumin “Niko Dovana” në lagjen 18 në Durrës dhe kërcënon se do të vetëvritet duke u hedhur që aty.
Mendohet se shkaku që e ka shtyre të marrë këtë veprim ka të bëjë me problemet që ka për çështjen e pronësisë në gjykatë.



