Skandali me Bankers/ Shehu: Institucionet kanë përgjegjësi, duhet të kontrollonin që para 20 viteve (VIDEO)

Skandali me Bankers/ Shehu: Institucionet kanë përgjegjësi, duhet të kontrollonin që para 20 viteve (VIDEO)

Fatmir Shehu, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se institucionet e shtetit shqiptar kanë përgjegjësi dhe se ato duhet të kontrollonin abuzimet e Bankers që para 20 viteve.

Problemi është që dhe dokumentet anë pjesën e padukshme të tyre, pjesën që kërkon ekspertizë të fortë që të interpretohet nga ekspertët më me eksperiencë. E dëgjova me vëmendje intervistën me Arben Malajn, dhe ai shpjegoi anën fiskale, dhe labirintet që ka në këtë fushën në anën fiskale që do kompetencë të fortë të zbërthehet. Ata që kanë ardhur tek ne kanë eksperiencë në këtë fushë dhe shumë herë më të madhe. Duhen pritur konkluzionet që do dalin nga kontrollet. Nuk e di si janë organizuar. Çfarë ekspertësh marrin pjesë, nuk mjafton të ketë ekspertizë në fushën juridike e ekonomike, por edhe në fushën tekniko-teknologjike se nafta nuk është zanat, por shkencë e komplikuar që vetëm ekspertët e teknologjisë i dinë labirintet. 

Gjithë kjo pasuri  që është shfrytëzuar nga 2004 , sigurisht këta të Bankers kanë paguar 1 miliard dollarë detyrime të ndryshme që futen në kontratat që kanë bërë. Kontratat është që fitimi ndahen 50 me 50. Kompania ka deklaruar se s’ka pasur fitimi dhe s’ka dhënë asnjë lloj kontributi. 

E kemi thënë dhe herë të tjera, që pika më kyçe e gjitha gjërave në kontratë është i ashtuquajtur faktori R që bën raporti mes fitimit dhe harxhimeve dhe nëse faktori R del më i vogël se 1 kompania operatore nuk ka detyrime për të paguar asnjë lek ndaj shtetit. 

Malaj me të drejtë tha që gjithçka ka të bëjë me shpenzimet, mekanizmin e shpenzimeve, me rritjen e shpenzimeve, këto gjëra duhet të ishin kontrolluar në moment, jo pas 20 vjetëve. Paskemi organizma që kanë detyrime ligjore që t’i kontrollojnë këto veprime.  Ti lësh me dekada nuk i falet këtyre institucioneve që kemi si shtet. 

Përgjegjësia kryesore është e institucioneve që kemi pasur në kuadrin e shtetit tonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy