24 masa sigurie, në pranga oficeri shqiptar i anti-terrorit/ Detaje nga operacioni, si trafikohej kokaina në Itali

24 masa sigurie, në pranga oficeri shqiptar i anti-terrorit/ Detaje nga operacioni, si trafikohej kokaina në Itali

Një operacion i gjerë ndërkombëtar anti-drogë u zhvillua në orët e para të mëngjesit në Shqipëri, Itali, Francë dhe Angli. Në total janë lëshuar 24 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 milionë euro cash, si dhe është sekuestruar një sasi droge që në treg kap vlerën 12 milionë euro. 

 

Të dyshuarit akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të specializuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Me urdhër të SPAK në Tiranë u arrestua oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, që dyshohet se dekonspironte hetimet, gjatë kohës që ishte në detyrë te Forcat Operacionale.

 

Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria e Breshias, Drejtoria Kombëtare Antimafia e Antiterrorizëm dhe Eurojust, ka angazhuar mbi 150 efektivë të Guardia di Finanza-s, SCICO-s dhe strukturave të tjera italiane, në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë franceze. 

 

Hetimet, të zhvilluara nga viti 2020 deri në vitin  zbuluan një rrjet që trafikon kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve të Europës së Veriut, dhe më pas e fuste lëndën narkotike në Itali duke e fshehur në kamionë. 

 

Sipas hetimeve, grupi ka trafikuar mbi 1.300 kg kokainë, të cilat ruheshin dhe shpërndaheshin në 6 baza logjistike në territorin italian. Paratë e fituara nga trafiku transportoheshin përmes autobusëve të linjës Itali–Shqipëri.

 

Gjatë hetimeve para operacionit të sotëm, janë arrestuar në flagrancë 10 persona të tjerë, si dhe janë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kg drogë, që në treg do të vlente rreth 12 milionë euro.

 

Aktualisht po zhvillohen mbi 35 kontrolle në gjithë Italinë me përdorimin e mjeteve teknologjike të SCICO-s dhe qen anti-drogë.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy