
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço nëe MCN Economy duke komentuar lidhur me investimet e huaja gjatë viti 2022 deklaroi se shqiptarët investojnë në kompani jashtë vendit. Ai tha se sipas bankës botërore, qëllim është blerja e një investimi ekzistues, ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë ëhstë blerja apo ndryshimi i një kompanie.
Në fakt në vitet e fundit edhe pse kemi rritje të vazhdueshme të investimeve të huaja, ajo që bën përshtypje është fakti se investimet e huaja ka vite që nuk i evidenton dot një investitor të huaj serioz sepse dominojnë investimet nga vendet që ruajnë konfidencialitetitn dhe kjo të bën të mendosh se një investitor serioz nuk shkon tek vendi ku ka konfidencialitet. Pikëpyetjet janë se investimet e huaja në vitet e huaja janë shqiptarë që marrin të drejta ekskluzive dhe hapin kompanitë e tyre në vendet ofshore.
Ndërsa pyetjes se cilët janë investitorët që kanë të fshehur pjesën, pra nuk dihet kush është pronari i vërtetë. Sipas tij, po të shohësh ku po shkojnë këto investime janë ose koncesione që nuk kanë vlerë të shtuar, por marrin thjeshtë një koncesion në Shqipëri, sepse vlera e shtuar është gati gati e papërfillshme të gjitha këto sjellin zhvillim për vendin tonë, sigurisht që mund të jetë një fluks parash.
Po të lexosh me vëmendje konceptin e investimit direkt të huaj sipas Bankës Botërore dhe asaj Bankës së Shqipërisë e para është fluks parash që shkon nga një vend a në një vend b, me qëllim riinvestimin. Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë është blerja, ndryshimi i një kompanie apo janë të shumta investime të huaja si ato imobiliare, por kam përshtypjen se ky nuk është investim i huaj i mirëfilltë. Dhe po ti klasifikojmë këto investime të huaja se ku shkojnë, ato shkojnë në një pjesë imobiliare. Dhe po të kalojmë te investitorët strategjikë në vetvete nuk janë ata që vijnë dhe hapin vende pune apo ndërtojnë një fabrikë të re, por në vetvete janë pronarë shqiptarë që marrin toka dhe ndërtojnë resorte, që janë të rëndësishme për vendin, por që nuk mund ti konsiderojmë të rëndësihme për zhvillime ekonomik.
Ndërsa lidhur me stabilitetin, Muco tha se pesha e turizmin në vendin tonë arrin në 20% të GDP-së, ndërsa theksoi se sistemi fiskal brenda 10 viteve ka ndryshuar 7 herë duke tregua jo stabilitet. Sipas tij, baza fiskale për bizneset jo vendase është e papërllogarithsme, por këtu mungon barazia fiskale.
Kemi 10 vite me një qeveri dhe në këto vite ka ndryshuar 7 herë sistemi fiskal dhe kjo tregon se nuk kemi një ide të qartë. Vetë turizmi është sektor prioritar, dhe pesha direkt e tij është 20% e GDP, por ne akoma se kemi ndarë sa është potenciali turistik, sa është fluksi. Diskutohet se Shqipëria mund të përballojë deri në 10 mln turistë, por kush do jenë këta 10 mln turistë, se po të shohësh këto investimet nga zona e Durrësit janë turrur për komplekse vilash, por besoj se s’ka kaq shumë nevojë për komplekse vilash sepse të huajt nuk duan komplekse vilash, por duhet ti ofrojmë hotele. Vërtetë kur vjen një investitor i huaj në Shqipëri nuk është se i intereson shumë se sa është barra fiskale. Shumica e biznese në Shqipëri prodhon, por rezidencën fiskale e ka diku tjetër, por ama do stabilitet fiskale. Në Shqipëri vetëm vitin e fundit kemi pasur një rritje të pagës deri në 30%. për mua le të thotë çfarë të dojë kryeministri jonë që e bën për mirëqenien e qytetarëve, por asnjë ekonomist nuk e beson këtë, është thjeshtë një formë për të luftuar informalitetin në paga, për të formatizuar ekonominë. Ne kemi një pabarazi fiskale.



