Sot mbushen 580 vjet nga Besëlidhja e Lezhës që u mbajt në 2 mars të 1444 në katedralen e Shën Kollit.
Kuvendi i Lezhës krijoi një aleancë politike dhe ushtarake të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë.
U bë i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e vendit. Në kuadrin e këtij Kuvendi, të njohur ndryshe në historiografi me termin “Besëlidhje”, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre.
Me rastin e kremtimit të kësaj dite Presidenti Bajram Begaj priti sot në mëngjes një delegacion të gjerë përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe.
Begaj tha se është koha të bëhemi bashkë për të përballuar sfidat e reja.
Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe 580 vite më parë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira. Sot është një ditë e veçante për të kujtuar atë moment, sepse sfidat tona të reja përballohen vetëm duke qenë bashkë, jo vetëm për ne si bashkatdhetar dhe shqiptarë por edhe me miqtë dhe partnerët. Po jetojmë kohë të vështirë, sapo dolëm nga pandemia, një luftë vijon ë Ukraine, situatë jo e këndshme në lindjen e Mesme, dhe kjo kërkon të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat.
Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen në kuadër të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.



