Të preferuarit e Steve Banon në Europë/ Kush janë populistët e Suedisë që pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e së dielës

Të preferuarit e Steve Banon në Europë/ Kush janë populistët e Suedisë që pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e së dielës

Rritja e shpejtë e partisë Demokratët Suedezë i ka habitur jo pak ata që besonin se ekonomia më e madhe e Skandinavisë ishte e paarritshme për nacionalistët ekstremistë. Nga një parti e vogël me vetëm 3% të votave 12 vjet më parë, sondazhet i shohin si forcë politike që do të marrë mbështetjen e 20% të votuesve në zgjedhjet e së dielës. Madje, sondazhe të tjera i rendisin si grupi më i madh në parlamentin suedez.

Partia e formuar në fund të viteve ’80 e ka origjinën në Bevara Sverige Svenskt, një grup supremacistësh të bardhë. Partia evoluoi me kalimin e kohës duke u kthyer në një grup nacionalistësh që refuzojnë nazizmin dhe kanë mbështetjen e ish-strategjistit të fushatës së presidentit Trump, Steve Banon.

Suksesi i tanishëm i partisë mund t'i atribuohet pjesërisht liderit Jimmie Akesson, një 39-vjeçar që mori drejtimin e partisë në vitin 2005. Ai e ka pastruar partinë nga elementët më të ashpër racistë, duke e bërë atë më të pëlqyeshme një grup më të gjerë zgjedhësish. Akesson e futi për herë të parë në Parlament partinë e tij në vitin 2010, kur fitoi 5.7 për qind të votave.

Demokratët Suedezë fitoi më shumë mbështetje gjatë krizës financiare, duke nisur një valë globale antiestablishment, nxitur edhe nga zgjedhja Donald Trumpit në SHBA, rritja e Matteo Salvinit në Itali dhe votimi i Britanisë për t'u larguar nga Bashkimi Evropian.  

Partia e Akesson e ka kthyer në kapital pakënaqësinë e votuesve ndaj një klase në pushtet që tradicionalisht ka shmangur diskutimet mbi imigracionin, shpesh në emër të korrektesës politike.

"Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetmit që paralajmëroam për problemet e krijuara nga partitë e tjera", thuhet në faqen e tyre të internetit. "Ne paralajmëruam për zonat e tjetrësuara, rritjen e sulmeve seksuale, krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore,  ekstremizmin fetar dhe shpenzimet e migracionit galopant - ndërkohë që mirëqenia është shkatërruar", thonë ata.

Pika e kthesës

Pika e madhe e kthesës erdhi me krizën e refugjatëve të vitit 2015, kur vendi me 10 milionë banorë u transformua nga një numër rekord i azil kërkuesve. Banorët e lindur jashtë vendit tani përbëjnë 18 për qind të popullsisë.

Akesson ia ka dalë të joshë votuesit nga të dyja anët e spektrit politik me premtimet për më shumë mirëqenie, taksa më të ulëta dhe kursime në bazë të reduktimit të emigracionit. Partia gjithashtu dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian, por ky nuk është një qëndrimi i shumicës në Suedi.

Premtimet e fushatës

Partia ka premtuar se do të ndalë emigracionin, por gjithashtu dëshiron të ulë taksat, të eliminojë programet e tregut të punës dhe të zvogëlojë ndikimin e sindikatave mbi përfitimet e papunësisë. Ajo ka bërë thirrje për rritje të shpenzimeve për pensionet dhe për paga më të larta për policët dhe punëtorët e tjerë komunalë.

Demokratët Suedezë thonë se nuk do të mbështesin një qeveri të krijuar nga një aleancë e qendrës së djathtë, që përfshin Partinë Qendrore të Emigracionit.

Thirrja për një referendum për daljen nga BE-ja ose një Suexit, ka tërhequr vëmendje më të madhe jashtë vendit, duke tronditur tregjet financiare. Partia dëshiron të qëndrojë në tregun e përbashkët duke vënë disa kufizime në lëvizjen e lirë të njerëzve. Ndërsa në planin diplomatik, Demokratët Suedezë dëshirojnë zhvendosjen e ambasadës së Suedisë në Jeruzalem, janë kundër hyrjes në NATO dhe bëjnë thirrje për forcimin e monarkisë suedeze. Partia ka propozuar të zvogëlojë mbështetjen për artin bashkëkohor dhe të krijojë një kanton zyrtar për kulturën suedeze. Gjithashtu, ajo dëshiron të kufizojë abortin. / Bloomberg /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy