Ramush Haradinaj del sot para trupit gjykues, që do të vendosë nëse ish-kryeministri i Kosovës do të lirohet me kusht apo jo.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të.
Fotoja e mëposhtme është e publikuar nga Gazeta Express tregon sallën ku pritet të gjykohet Haradinaj.
Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga shteti serb.



