Bie sërish numri i rasteve të reja me koronavirus

Bie sërish numri i rasteve të reja me koronavirus

Bie sërish numri i rasteve të reja me koronavirus të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit.

Në krahasim me një ditë me parë, sot janë regjistruar 5 raste të reja.

Mësohet se 3 raste kanë qenë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Ndërkohë numri në total i të prekurve ka shkuar në 969.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825

Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy