
Pano Soko, përfaqësues i Nisma Thurje, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për partitë e reja dhe mundësinë që ato të bashkohen në një koalicion, pavarësisht diferencave ideologjike. Soko tha se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bashkimit. ‘Ne kemi marrë pjesë në dy gara elektorale tashmë por që kemi nisur aktivitetin qëkur kemi qenë shoqëri civile me protesta të organizuara me taksat e bashkisë super gjobat dhe duke vijuar me aktivitet më tepër politik dhe shumë më institucional duke menduar dhe besuar se mënyra se si do duhet të shembet kjo kala e madhe e ngritur është duke goditur institucionalisht duke shembur këmbët që mbajnë këtë urë. Kjo është një ndër rrugët që ne kemi zgjedhur të operojmë së fundi. Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përveçse bashkimit. Për të qenë më konkretë nuk besoj se ka një qytetar shqiptar sot që i thua se Arlind Qori, Pano Soko apo Adriatik Lapaj po bëjnë një ekip dhe a është më i mirë se ai që prezanton Rama. Nuk ka shqiptar që se beson këtë gjë, ata e dinë që ne jemi profesionistë, se sa ata që ka sot Rama dhe ajo që duhet të bëjmë ne është të tregojmë pjekurinë e mjaftueshme për të shpëtuar nga ata që drejtojnë vendin. Shqipëria sot ka një hall të madh, por populli pret nëse këta çunat janë mjaftueshëm të pjekur për të drejtuar vendin dhe këtë mund ta tregojmë duke u bashkëpunuar me njeri-tjetrin", tha Soko.



