
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Ukrianë, ku po paralajmërohet pushtimi nga Rusia.
Përmes një njoftimi për mediat në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme kërkon nga Moska që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës.
Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.



