Deputeti italian merr fjalën në Parlament dhe i propozon të dashurës (VIDEO)

Deputeti italian merr fjalën në Parlament dhe i propozon të dashurës (VIDEO)

Nisi si fjalimi i zakonshëm i një deputeti, por përfundoi me një propozim për martesë. Gjatë seancës së radhës në parlamentin italian, deputeti i Legës, Flavio di Muro, kërkoi fjalën në momentin që do të votohej dekreti për tërmetin.

“Shpesh na ndodh t’i lëmë pas dore vlerat e vërteta, njerëzit që na duan dhe që duam. Më vjen keq që po ndërpres punimet e senacës, por ju lutem kini respekt sepse për mua është një ditë e veçantë sot. Nga tribuna kam një pyetje për dikë: Eliza, pranon të martohesh me mua?”, ka thënë ai duke nxjerrë nga xhepi unazën.

Drejtuesi i seancës, Roberto Fico, nuk e ka marrë me shumë sportivitet këtë surprizë. “Zoti Di Muro, e kuotpj të gjithë këtë... por të përdoresh të drejtën e fjalë për këtë nuk më duket e rastit”.

Videoja e propozimit është postuar menjëherë më pas në rrjetet sociale.     

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy