Hajdarmataj: Duam qeveri teknike, do rrëzojmë diktaturën e Ramës (VIDEO)

Hajdarmataj: Duam qeveri teknike, do rrëzojmë diktaturën e Ramës (VIDEO)

Nga protesta e sotme, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj deklaroi se kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike.

Duke folur për gazetarin e MCN TV, Mariglen Kume, Hajdarmataj deklaroi se protesta është një nga format e reagimit të njerëzve, duke u zotuar për rrëzim të diktaturës së Edi Ramës.

Ne nuk kemi asgjë me policinë, jemi këtu për të kundërshtuar narkoqeverinë, pasi kemi një qeveri krimi.

Qytetarët nuk kanë garanci se vota e tyre nuk do të jetë e shantazhuar. Jemi për qeveri teknike, kjo është kërkesa kryesore e opozitës.

Protesta do zgjasë deri sa njerëzit ta gjykojnë të arsyeshme për të qëndruar.

Jam edhe studente e dhjetorit ‘90-të.,ka qenë një kohë shumë e egër për të përmbysur komunizmin dhe demokracinë dhe ka pasur dhe kurajo qytetare.

Më vjen keq ta them që njerëzit janë të trembur, janë të frustruar dhe trembur për të mos humbur një vend pune.

Nuk e besoj se populli shqiptar pavarësisht pjesëmarrjes në shesh e në rrugë, është për këtë qeveri që është tani.

Shqiptarët në mënyrë masive po ikin. Kanë ikur ata që janë krahu i punës, kanë ikur intelektual.

Kanë braktisur Shqipërinë, për t’iu siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre.

Nëse nuk flasim dhe bashkohemi, Edi Rama po projekton më shumë se 45 vjet.

Kushdo që e ndjen veten më keq dhe nuk është i lirë për të zgjedhur dhe i përndjekur deri te buka e fëmijëve, të bashkohen.

Do ketë përshkallëzim dhe bashkim të forcave tona, shqiptarët janë duke e përjetuar në kurriz.

Jemi këtu të parët, besoj që do shtohet karvani dhe vrulli i protestës, Edi Rama ka shumë gjynahe për të larë.

Se sa do e mbajë në karrige parja e krimit dhe drogës, le të shohim.

Në zgjedhjet e 2025 nuk shkohet me Edi Ramën në karrigen e Kryeministrit, jemi për qeveri teknike.

Kjo është një formë diktature, kemi rrëzuar diktaturën e Enver Hoxhës, do të rrëzojmë dhe diktaturën e Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy