
Një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është ende i mundur, megjithëse propozimi i liderit turk Recep Tajip Erdogan për të organizuar bisedimet e tyre në vendin e tij mbetet në fuqi.
Kështu deklaroi të martën kryekëshilltari i presidentit turk Ibrahim Kalin gjatë transmetimit të një televizioni Haber, cituar nga Tass.
Propozimi i Presidentit tonë është ende në tavolinë. Megjithatë, pas vendimit për të mbajtur referendume në republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, si dhe në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson, Putin e shikon këtë perspektivë negativisht dhe pala ukrainase nga ana e saj tha se nuk do të negociojë deri në fund të aneksimit.
Turqia është i vetmi vend që bën përpjekje për një zgjidhje paqësore në Ukrainë.
Kalin, shprehu mendimin se konflikti në Ukrainë ka të ngjarë të zvarritet.
Erdogan ka sugjeruar vazhdimisht Turqinë si një platformë për bisedimet mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës. Zgjidhja e krizës ukrainase dhe misioni ndërmjetësues i Ankarasë në këtë proces u diskutua në një takim mes Erdoganit dhe Putinit në Astana më 13 tetor.



