Putin tërhiqet për moshën e pensioneve, pas protestave që përfshinë vendin

Putin tërhiqet për moshën e pensioneve, pas protestave që përfshinë vendin

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka zbutur ndryshimet e planifikuara për moshën e pensioneve pas protestave dhe zemërimit të qytetarëve dhe një rënie e vlerësimit të tij për pushtetin.

Ai tha se mosha e daljes në pension për gratë do të rritet nga 55 në 60 duke e ulur me tre vjet pasi në fillim kishte deklaruar se për gratë mosha e daljes në pension do të ishte 63 vjeç. Por një rritje pesë-vjeçare për burrat, nga 60 në 65 vjeç, do të jet e pandryshuar.

Në një fjalim të rrallë televiziv, Putin tha se popullsia në moshë pune në vend po pakësohet, duke e bërë ndryshimin thelbësor.

Sindikatat kanë paralajmëruar se shumë prej tyre nuk do të jetojnë aq gjatë sa të kërkojnë pension, shkruan BBC.

Burrat rusë kanë një jetëgjatësi prej 66, ndërsa për gratë është 77 vjeçe, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Çështja ka parë mbështetje për Putin të bjerë në 64% nga 80%, sipas sondazhit të organizuar nga VTsIOM.

Putin tha se masa për të rritur moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë ishte vonuar për vite me rradhë dhe rrezikoi duke shkaktuar inflacion dhe duke rritur varfërinë.

Sipas shefit të Kremlinit, shtyrja më tej do të kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë e shoqërisë ruse.

"Çdo vonesë e mëtejshme do të ishte e papërgjegjshme. Vendimet tona duhet të jenë të drejta dhe të balancuara", shtoi ai.

Kryeministri Dmitry Medvedev ishte shprehur më herët se vendimi vinte për shkak të faktit se rusët po jetojnë më gjatë dhe kanë jetë më aktive. Sipas tij, 12 milionë pensionistë në Rusi janë ende në gjendje pune, gjë që përllogaritet në afro çerekun e të gjithë pensionistëve.

Njoftimi fillestar u bë në të njëjtën kohë me fillimin e Kupës së Botës në Rusi, duke shkaktuar kritika se qeveria ruse po përpiqej të varrosë lajmet e këqija.

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy