
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në vendin tonë. mësohet se dridhjet e tokës ishin me magnitudë 3,8 ballë.
Mësohet se lëkundjet kanë qenë si rrallë herë me thellësi zero kilometra dhe me epiqendër 5 km në jug të Librazhd Qendër dhe 18 km veriperëndim të Elbasanit.
Lëkundjet u ndjenë në Librazhd, Prrenjas, Gramsh e më lehtë në Elbasan, Korçë e Pogradec.
Nuk dihet ende nëse ka dëme në banesa.



