Policia e Shtetit ka publikuar emrat e 300 kandidatëve për Shkollën Bazë të Policisë “Për patrullë të përgjithshme” që do t`i nënshtrohen kontrollit mjekësor. Emrat janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit ku nga 300 kanidatët fitues 240 janë meshkuj dhe 60 femra.
Sakaq datat e kontrollit mjekësor do të publikohen nga Akademia e Sigurisë në ditët në vijim.



