Çelet Forumi i Beogradit, në fokus marrëdhëniet shqiptaro-serbe

Çelet Forumi i Beogradit, në fokus marrëdhëniet shqiptaro-serbe

Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, ku politikanë dhe ekspertë nga rajoni dhe Evropa do të diskutojnë nëse demokracia do t’i mbijetojë ose jo krizave aktuale në botë, filloi sot në kryeqytetin serb.

Forumi, që organizohet nga Fondi i Beogradit për Ekselencat Politike, Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë, do të vazhdojë deri të premten dhe do të përpiqet të shqyrtojë sfidat me të cilat po përballen Evropa, rajoni dhe Serbia si kriza e migrantëve, Brexit, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe strategjia e re evropiane e sigurisë.

Ngjarja kryesore e konferencës do të jetë dialogu për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabiliteti i Evropës Juglindore, me praninë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç dhe të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy