Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga vendi i tij në Parlament se kryeministri Rama duhet të jetë i pranishëm në seancën e sotme plenare, të kërkojë falje për arratisjen e Ahmetajt dhe të japë dorëheqjen. "Ai zotëria që nxin me mungesën e tij duhet të vijë sot në Parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkak të tij. Ka një mocion për interpelancë për arratisjen e numrit dy të qeverisë. Ju ngriheni kundër kushtetutës, doni të rrezoni këtë të drejtë me vota këtu. Rama nuk paraqitet në Kuvend, kush do flasë për Ahmetajn? Ju (i drejtohet Nikollës), zevendësministrat? Duhet të vijë kryeministri të kërkojë falje, të kërkojë falje për arratisjen e Ahmetajt dhe të japë dorëheqjen . Këtë presin qytetarët.



